Hapësire reklamuese

Aktualitet

RENEA parandaloi vrasjen në Vlorë, dalin PAMJET: Vëllai i të fortit të Selenicës dhe 5 të tjerë të shtrirë përtokë, pistoletat me plumba në fole

Shkruar nga Newsbomb
RENEA parandaloi vrasjen në Vlorë, dalin PAMJET: Vëllai i të
Gjashtë shtetas janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës, pas një operacioni të befasishëm të zhvilluar nga Forcat Speciale RENEA. Në koordinim ka qenë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë. Policia bën me dije se ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve në bazë të inteligjencës policore, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri. Në pranga ka rënë Santilo Basho, vëllai i Tesilvan Bashos i njohur dhe si Tesi i Selenicës. Ky shtetas dhe Mariglen Aliaj, gjithashtu i arrestuar, kanë pasur me vete armë zjarri pistoleta me plumba në fole gati për qitje, kurse 4 personat e tjerë kanë pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale. Të arrestuarit janë me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve të rënda kundër personit, si dhe janë pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm. Atyre u janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë. "Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë siguruar informacion për 2 shtetas që qendronin të armatosur, në një lokal në Vlorë, të cilët mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale, kundër personit. Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "Obelisk", si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:
  • Santilno Basho, 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";
  • Mariglen Aliaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";
  • Bruno Shehu, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
  • Mehmet Hoxhaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
  • Beraldo Xhindi, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
  • Kevin Metaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”. Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve S. B. dhe M. A., dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë", njoftoin Policia e Shtetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë - Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Obelisk", i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA” dhe Komisariatin e Policisë Vlorë. Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve, në bazë të inteligjencës policore, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri. Të armatosur në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm. Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me 2 shtetasit e armatosur. Të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve të rënda kundër personit. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë. Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, vënien në pranga të shtetasve të rrezikshëm për komunitetin, pjesëtarë të grupeve kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë siguruar informacion për 2 shtetas që qendronin të armatosur, në një lokal në Vlorë, të cilët mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale, kundër personit. Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "Obelisk", si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:
  • -S. B., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";
  • -M. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";
  • -B. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
  • -M. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
  • -B. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
  • -K. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”. Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve S. B. dhe M. A., dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë. Ndërkaq, 4 shtetasit e tjerë të arrestuar, dyshohet se kanë patur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese