Detaje të reja kanë dal në pah lidhur me ngjarjen e rëndë në Pelqin. Burime për mediat se arma e krimit është futur në ambientet e brendshme me anë të një droni.
Këto dyshime ende nuk janë konfirmuar nga hetimi. Mirëpo, kjo ngjall dyshime të forta se ngjarja është ka qenë e mirëorganizuar nga persona të tretë jashtë burgut. Deri më tani historia e krimit ende nuk është qartësuar, por Ministria e Drejtësisë bën me dije se situata është normalizuar.
Paraprakisht raportohet se në Burgun e Peqinit ka shpërthyer një sherr në ambientin e ajrosjes mes tre personave të dënuar përjetë.
Nga ky konflikt, është përdorur dhe arma e zjarrit dhe i plagosur raportohet se ka mbetur shtetasi Arben Lleshi, një shqiptar i transferuar nga burgjet e Londrës me një dënim 32 vite mbi supe. Lleshi ka vrarë me armë një shqiptar në Angli dhe në vitin 2016 i është dorëzuar Shqipërisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se nuk ka asnjë pengmarrje apo përplasje mes stafit dhe të dënuarve, por vetëm një konflikt i ashpër mes personave që vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, me njëri-tjetrin.
Ka dhe informacione të tjera se një nga të dënuarit që është përfshirë në konflikt, ka ndërruar jetë por kjo e dhënë nuk konfirmohet.
Duke qenë se konflikti ka nisur rreth një orë më parë dhe vendngjarja është një institucion i sigurisë së lartë për vuajtjen e dënimit, edhe informacionet që dalin prej andej janë minimale. Megjithatë, ajo që dihet është se Burgu i Peqinit ka kërkuar ndihmë edhe të forcave RENEA, për të vendosur rendin e munguar.