Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

RENEA arreston 27 vjeçarin në Fier, sa pa Policinë hodhi çantën e dorës nga lokali: Kishte pistoletë dhe dy karikatorë me fishekë luftarakë (EMRI-VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Indrit Hoxha (Kuçi) është arrestuar nga Forcat Speciale RENEA dhe nga Operacionalja në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në zonën e Fermë-Çlirimit, mbante armë zjarri pistoletë me vete.

27 vjeçari sapo ka parë forcat e Policisë ka hedhur nga dritarja e lokalit çantën e dorës brenda së cilës mbante një armë zjarri pistoletë, shkruan newsbomb.al. Gjatë këqyrjes së çantës, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj armën e zjarrit pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë dhe kartën e identitetit të Indrit Hoxhës.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”  dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/ Policia Fier

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike. Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Fier.

Gjatë kontrolleve është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga një 27-vjeçar, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje. 

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Fier, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Fier dhe Lushnjë.

Si rezultat, në lagjen “Fermë-Çlirim”, në ambientet e një lokali, gjatë kontrollit të zhvilluar nga Renea, shtetasi  I. H.(K)., 27 vjeç, sapo ka parë forcat e Policisë ka hedhur nga dritarja e lokalit çantën e dorës brenda së cilës mbante një armë zjarri pistoletë. Gjatë këqyrjes së çantës, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj armën e zjarrit pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë dhe kartën e identitetit të 27-vjeçarit.     

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit I. H. (K)., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”  dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img