Rëndohet situata për Qeverinë e Ramës, banorët e Zharrëzës marshojnë drejt Tiranës pas neglizhencës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 22-02-2017

Në një kohë kur opozita ndodhet në ditën e pestë të protestës, përpara Kryeministrisë pritet të shfaqen shumë shpejtë edhe protestuesit që vërtetë kanë një problem real dhe që u rrezikohet përditë jeta.

Banorët e fshatit të Zharrëzës në Fier kanë nisur marshimin drejt Tiranës për të protestuar kundër neglizhencës së treguar nga qeveria për dëmet që po u shkakton kompania e naftës Bankers Petroleum. Ata nuk do të përfshihen në protestën e Partisë Demokratike, por do të fokusohen në problemin e tyre.

Prej dy javësh banorët e Zharrëzës janë duke protestuar dhe disa prej tyre kanë hyrë në grevë urie kundër aktivitetit të kompanisë së naftës, e cila u ka shkatërruar banesat dhe uji nuk mund të konsumohet.

I vetmi që ka folur në Kuvend për këtë çështje është deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi, ndërsa qeveria ka mohuar se nuk po ndërhyn për zgjidhjen e këtij konflikti. Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama, ministrat, deputetët dhe mediat kryesore në vend se po marrin para nga Bankers për të mos transmetuar protestën e banorëve të Zharrëzës.

Tashmë qeverisë së Ramës i duhet të përballet me dy protesta përballë godinës së Kryeministrisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendimi që prek vajzat dhe djemtë shqiptarë, harrojini burrat dhe gratë me letra angleze
Aeroport edhe në Korçë, hapet procedura për studimin e fizibilitetit: Ja kush e kërkoi »
Article Logic
Execution time: 0.010535955429077
array(1) { ["section"]=> string(104) "rendohet-situata-per-qeverine-e-rames-banoret-e-zharrezes-marshojne-drejt-tiranes-pas-neglizhences-69553" }