Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rëndohet gjendja e grevisteve të Ballshit, disa gra kanë të vjella, rrahje të forta zemre dhe temperaturë

Shkruar nga Newsbomb
Grevistet e Ballshit

Situata është përkeqësuar, dhe gjendja e grevisteve të Uzinës së Ballshit është rënduar.

Grevistet nuk kanë pranuar që të marrin mjekim në spital. Një nga grevistet, Silvana Fejzaj ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndërsa pranë saj ka shkuar urgjenca e spitalit Ballsh për t’i bërë një serum.

Mësohet se grevistja pavarësisht gjendjes nuk do të largohet. Ajo ka pranuar të marrë mjekim në mjediset e grevës.

Katër gra janë me të vjella, me rrahje zemre të forta, tension dhe temperaturë. Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste janë të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll