Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

RËNDOHET bilanci, mbi 100 qytetarë të helmuar nga uji në Krujë, mes tyre fëmijë dhe të moshuar

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbi 100 qytetarë prej dy ditësh tashmë i janë drejtuar spitalit të Krujës pasi kanë shfaqur shqetësime të ndryshme, si diarre, të vjella dhe dhimbje barku.

Sipas informacioneve paraprake për mediat mësohet se të sëmurët i përkasin moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijë deri te të moshuarit të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji që kanë konsumuar nga rrjeti.

Mjekët bëjnë me dije se kemi të bëjmë me intoksikim alimentar, por origjina e tij mbetet për t’u verifikuar.

Ndërkohë që personeli i shëndetit publik, kanë marrë disa mostra të ujit të cilat janë dërguar për ekzaminim.

Të pyetur nga mediat qytetarët të cilët janë paraqitur në spitalin e Krujës kanë treguar se kanë konsumuar ujin e rrjetit dhe kanë rrëfyer shqetësimet shëndetësore që ata kanë hasur.

“Kemi të vjella kanë filluar mbrëmë në darkë, s’kam konsumuar ndonjë, thjesht ushqime të zakonshme, kam pirë ujë çezme, ka shqetësime me të vjella dhe goca

Kam unë dhe goca shqetësime, kemi konsumuar ujin e rrjetit

Kam të vjella, ushqim si përherë, ujë kam konsumuar, ujë të rrjetit, dje në darkë më janë shfaqur shqetësimet, kam edhe nipin që ka shfaqur shqetësime”, shprehen disa nga qytetarë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img