Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rëndohet bilanci i aksidentit të trefishtë në Tepelenë, humbin jetën 4 persona

Shkruar nga Newsbomb

Policia ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku u përfshinë tre automjete. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona, ende të paidentifikuar si dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Të plagosurit u dërguan fillimisht për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërkohë më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pamje nga aksidenti

Burime për mediat bëjnë me dije se njeri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt. Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.

PAMJE TE RENDA/ Pammje nga aksidenti, personat e bllokuar ne mjet PAMJE TE RENDA/ Pammje nga aksidenti, personat e bllokuar ne mjet

Siç shihet në pamje tre makinat janë shkatërruar nga përplasja.

Pamje nga aksidenti Pamje nga aksidenti

LEXO EDHE: Përplasen 3 makina në Tepelenë, vdes njëri prej drejtuesve, ka të plagosur

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese