Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Angli pasi përdorinin emigrant shqiptarë të kontrabanduar për të kultivuar kanabis.
Sipas mediave të huaja mësohet se mes të arrestuarëve është edhe një shqiptar. 28-vjeçari, Jeton Memia, është arrestuar nga Policia e Cheshires në M6.
Treshja u arrestuan pasi akuzohen për kultivim dhe shpërndarje të kanabisit si dhe pastrim parash.
Besohet se grupi i krimit ka lidhje me një OCG të Ballkanit Perëndimor që lehtëson hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Shqiptarët pasi shkonin në MB punonin në fermat e kanabisit të OCG-së. Gjatë kontrolleve në banesat e tre të arrestuarëve policia zbuloi sasi parash, kokainë, kanabis dhe mjete droge të lidhura me fermat e kanabisit.
Menaxherja e operacioneve të NCA-së, Julie Booker tha: “Ky është një hetim kompleks ndaj grupeve të krimit të organizuar që kanë drejtuar ferma kanabisi në të gjithë vendin dhe kanë lehtësuar migrantët e paligjshëm në MB për të punuar në to.
Ne besojmë se këto arrestime do të kenë penguar ndjeshëm grupet e krimit dhe aftësinë e tyre për të vepruar.”
Kushdo që ka informacion duhet të kontaktojë Qendrën e Kontrollit të NCA në 0370 496 7622 ose organizatën e pavarur bamirëse Crimestoppers në mënyrë anonime në 0800 555 111”, tha ajo.
Në kuadër të hetimit më herët u zbuluan edhe tre ferma kanabisi me emigrant shqiptarë të cilët punon atje.