Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

‘Rekrutimi i ‘Satelitit’ dhe ‘Vigjilentit’’, Nishani flet me pseudonime dhe i kujton Gurakuqit dosjet e Sigurimit të Shtetit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

99a90eb74fb602bcd1799094cb498d96

Ish-Presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur ish-deputetit të PD, Romeo Gurakuqi, pasi ky i fundit e akuzonte për përjashtimin e tij si kandidat për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Nishani i kthehet ashpër Gurakuqit, teksa e cilëson si shifës dhe burracak, duke mos kursyer fjëlët denigruese.

Nishani thekson se Gurakuqi ka 15 vite që tenton ta zmbrapsë PD nga beteja me kundërshtarët politikë. Ai i kujton dy dosje të Sigurimit të Shtetit teksa ka përmendur dhe nofkat “Sateliti” dhe “Vigjilenti”.

Reagimi i Nishanit:

Të dashur miq, Romeo i 2017 është bashkuar me korin e korbave, të tmerruara nga përparimi, civilizimi dhe vizioni i jetësuar prej Partisë Demokratike në proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve për listën e deputetëve.
Romeo na u shfaq si shpifësi ordiner i rradhës, duke përsëritur logorenë e enveristëve dhe ish bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit, që ka 15 vite që tenton më kot të ndot, me të vetmin qëllim, të na zmbrapsë nga beteja me kodoshët stalinistë.

Të nderuar miq !

E di fare mirë se ju të gjithë, do të më thoni që një ish president nuk ja vlen të merret me një llaxore korridoresh.

Po, shumë e vërtetë si parim, por unë do të lutesha për mirëkuptimin tuaj.

Në fakt nuk ja vlen që të ndalemi e të qëllojmë me gur çdo qen që na del përpara e na leh, se ashtu, nuk do të kishim kohë të mbërrinim në destinacion kurrë.

Por sot aq e madhe sa ç’është mundësia e komunikimit dhe shprehjes po aq është edhe mundësia e shpifjes dhe intrigës !

Gjithashtu, unë mendoj se vemiet po nuk i dezinfektove, ato kthehen ne krimba e gangrenizojnë gjithnjë e më shumë.

Të gjithë mbartësit e këtyre shpifjeve, pararendës të Romeos së 2017, janë dënuar nga gjykatat e këtij vendi si “shpifës”.

Ata do të kujtohen gjithmonë si shpifës ordinerë e fëmijët e tyre si fëmijë të shpifësve ordinerë !

Por Romeo i 2017 , ka një dallim prej tyre. Romeo është edhe burracak, frikacak e zvarranik, nuk i del shpifjes ballazi !

Në 2017, Romeos ju dha një mundësi e artë dhe vlerësim maksimal duke e vendosur të udhëheq listën elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër.

Këtë besim, Romeo e shndërroi në dështimin dhe rezultatin elektoral më skandaloz dhe poshtërues për Partinë Demokratike në Shkodër gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar.

Romeo 2017, e lëshon gjuhën me akuza banale pa u nxirë e pa u skuqur, për sa thotë.

Si një ish Ministër i Brendshëm, do ti sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të “VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami.

Jam i bimdur se paskëtaj, Romeo 2017, do të kthjellohej, pakëz.

Unë e kuptoj fare mirë se logoreja e Romeos 2017 është turfullimi i serbofilit të Tiranës, kur sheh diferencën e madhe të modeleve midis një partie moderne me profil perëndimor si Partia Demokratike e nga ana tjetër Rilindja e serbofilit të Tiranës që përzgjedh vrasës, trafikantë, rrëmbyes e zhvatës për deputetë.

Unë e kam të qartë, të nderuar miq, se filoserbi i Tiranës dhe banda e tij, sponsorizon gjithshka për të na perfshirë në debat.

Megjithatë, ja jap me dëshirë këtë kënaqësi.

A e dini pse ?

Sepse, përtej kënaqësisë që do të shijojnë nga ky debat, do të kuptojnë edhe se cila është e ardhmja për ta.

Çdo pasuri të paligjshme që kanë vënë, do t’i kthejnë mbrapsht, të gjitha.

Pa perjashtim !

Nuk ka alternativë dhe as shpëtim !

Me këtë rast, njohim edhe ata mjeranë që identitetin dhe dinjitetin e tyre e kanë sa vlera e një sufllaqeje !

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img