Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Rekordmeni” Lulzim Basha, emisioni investigativ: Ja sa vite ju deshën kreut të PD të përfundonte universitetin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lulzim Basha iu bashkua Partisë Demokratike në vitin 2004. Ai, ishte koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, një strukturë e krijuar nga Sali Berisha për të hapur partinë. Basha, ra në sy për elokuencën para kamerave, përpos mungesës së përvojës politike.

“Imazhi i tij ishte tërheqës në fillim, mbi këtë imazh ndërtoi CV të gënjeshterët. Asnjëherë nuk u mor vesh ku e kishte mbaruar shkollën, ku kishte qenë, nga vinte, si vinte dhe ky imazh i errët e ndjek dhe sot” u shpreh analisti Ilir Yzeiri, në emisionin investigativ Top Story.

Basha shiste imazhin e një të riu të arsimuar në perëndim, por diplomën nuk e ka treguar kurrë. Në CV e Bashës në faqen e Partisë Demokratike, thuhet se ai ka nisur studimet në vitin 1993 në Utreht të Holandës për të Drejtë Evropiane dhe Ndërkombëtare. Në fakt, vetë universiteti ka sqaruar se Basha ka nisur studimet në vitin 1995.

Në dokument, zbulohet se Basha ka arritur të mbyllë vitin e parë të universitetit në 4 vite kalendarike, në Prill të vitit 1999. Pra, plot 4 vite për atë që në sistemin e universitetit konsiderohet vit përgatitor për njohuritë bazë.

Çuditërisht, nuk konfirmohet përfundimi i studimeve. Ndërkohë, siç sqaron universiteti ai ka përfunduar masterin në Maj të vitit 2005. Studimet e Bashës kanë zgjatur plot 10 vite, kur kohëzgjatja normale do të duhej të ishte 5 vite.

“Lulzim Basha është i vetmi lider kam përshtypjen në Evropë apo Ballkan që ska asgjë të shkruar, më tregoni një artikull të shkruar nga ai  që ta lexoj. Pse, sepse ai se ka formatin, intelektual të nevojshëm të artikulojë një augment me shkrim” u shpreh analisti Ilir Yzeiri.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img