22 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e zjarreve të përhapura në pyje në jug-qendror të Kilit.
Ministrja e Brendshme Carolina Toha, gjatë një konference për shtyp ka njoftuar se 22 persona kanë gjetur vdekjen, 1429 të tjerë janë duke u strehuar, 554 kanë mbetur të lënduar dhe 16 janë më djegie të rënda.
Sipas Tohës 28 nga qindra zjarre që kanë rënë në Kili ditët e fundit, kanë djegur shumë sasi pyjes, aq shumë sa vendi humbet gjatë një viti.
“Termometri ka arritur nivele që nuk i kemi parë kurrë deri më tani,” tha Tohá.
Të shtunën, presidenti Gabriel Boric njoftoi përmes Tëitter se Argjentina fqinje do të dërgojë zjarrfikës dhe makineri për të luftuar zjarret që kanë përfshirë zonën jug-qendrore të Kilit.