Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Rekord i zi për vdekjet nga Covid, Rusia merr masa ekstreme dhe rikthen karantinën

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rusia ka vendosur bllokim të pjesshëm pasi po përballet me rritjen e vdekjeve dhe infeksioneve rekord nga Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 1,159 vdekje nga koronavirusi. Të dhënat zyrtare zbulojnë gjithashtu 40,096 infeksione të reja në 85 rajone të Rusisë – një tjetër rekord.

Vetëm dyqanet thelbësore si supermarketet dhe farmacitë lejohen të hapen në kryeqytet, ndërsa pikat e ushqimit ofrojnë vetëm ushqime të gatshme.

Autoritetet gjithashtu u kanë dhënë punëtorëve në të gjithë Rusinë nëntë ditë pushim nga e shtuna në një përpjekje për të frenuar infeksionet.

Përqindja e popullsisë së vaksinuar mbetet e ulët ku sipas të dhënave, më 23 tetor përqindja e të vaksinuarve ishte vetëm 32.8%.

Ka pasur një përpjekje intensive për vaksinimin shtetëror por, shumë rusë mbeten dyshues për vaksinën Sputnik V pavarësisht pse njihet ndërkombëtarisht si efektive kundër Covid.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img