Hapësire reklamuese

Aktualitet

REKORD I ZI në vendin tonë, shënohet numri më i LARTË i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë; mijëra të prekur dhe shumë viktima

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët lidhur me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Janë kryer 4562 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1239 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në  Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 09 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       1,239

Të shëruar në 24 orë     805

Të shtruar në spitale     471

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore               4,562

Testime totale            394,242

Raste pozitive            87,528

Raste të shëruara       52,933

Raste Aktive              33,107

Humbje jete                1,488

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19284

Fier      2829

Durrës  1800

Elbasan  1539

Shkodër  1536

Vlorë   1544

Lezhë   1138

Korçë    998

Berat  861

Gjirokastër 722

Kukës   476

Dibër  380

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll