Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Rekomandimi për Shqipërinë, Hahn: Do shërbejë si stimul për vendet e tjera (Mesazh Kosovës dhe Serbisë)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn teksa prezantoi progres-raportin, deklaroi se të dyja vendet përmbushin kriteret dhe i rekomadojnë Këshillit të Europës të çelë negociatat.

Ndërkohë, mes të tjerash Hahn renditi edhe problematikat e rajonit, ku vuri theksin tek largimi i të rinjve. Komisioneri u shpreh se çelja e negoaciatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të shërbejë si stimul për vendet e tjera duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që ne po përballemi është njerëz po largohen nga vendet. Duhet t’u japim të rinjve më shumë mundësi në vendet respektive. Unë jam i bindur që do të ketë një ndikim në zhvillimin e shtetit ligjor. Do ti angazhojmë shoqëritë civile në vendimarrjen e politikave. Sa i përket cështjes së huave ne nuk na pëlqen kjo ide, janë ende të dobëta. Po flisja me njerëz ku disa përfaqësues nga organizatat e mjedisit ata nuk kanë mundur të vijnë këtu, pra ne duhet të forcojmë iniciativat për të pasur më shumë teknologji të gjelbër. Është i nevojshëm ndryshimi i mentalitet por duhet të shoqërohet nga masa të caktuar dhe për të ofruar më shumë vende pune në rajon. Kërkojmë kohe për të ofruar hua por edhe për të vendosur kushte për ta bërë të zbatueshme për shoqërinë. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi një tjetër shembull se sa i rëndësishëm është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria për të nisur negociatat. Dialogu nuk është i lehtë, dhe kërkon lidership të fortë se në fund të ditës kërkohet kompromis. Liderët duhet të dinë se cilat janë pasojat pozitive, kjo do të vlerësohet nga ne për perspektivën europiane. Nëse ne nuk hapim negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë kjo nuk do të shërbejë si stimul për këto dy vende. Iu referova vetëm disa pikave dhe do të kemi edhe të tjera. Nuk e di se çfarë do bëj në fund të tetorit, por çfarë do që të bëj në të ardhmen do të jem i angazhuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Hahn.

Kujtojmë se Shqipëria kaloi sot fazën e parë, ndërsa vendimi final për çeljen e negociatave do të jepet në samitin e 20 dhe 21 qershorit në Bruksel.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img