Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Rekomandimi i mjekes: Personat që kanë kaluar COVID-in të marrin vetëm një dozë vaksine

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0b3bb241560aa77ae8b9d61dfd08bd47

Ekspertët e shëndetësisë po rekomandojnë që personat të cilët e kanë kaluar COVID-in të marrin vetëm një dozë vaksine.

Epidemiologia shqiptare në SHBA, Erta Cenko, u shpreh në Tv Klan se kjo masë do të sillte një mbrojtje më të gjerë të popullatës, pasi shtetet po përballen me mungesë vaksinash.

“Shumë studime tregojnë se një dozë e vetme e Pfizer dhe Moderna mund të garantojnë mbrojtje afërsisht 68 %. Një studim i fundit ka treguar që për këta persona një dozë është e mjaftueshme. Në një situatë ku ndodhemi që dozat janë të pamjaftueshme, është mirë që të sigurohet mbrojtje më e vogël dhe të vaksinohen më shumë persona”, tha mjekja.

Për sa i përket mutacioneve që janë vënë re në Kaliforni dhe New York, mjekja thotë se deri më tani këto mutacione kanë të njëjtat shenja si të Afrikës së Jugut apo Brazilit.

“Ky variant është gjetur në 25 % të rasteve në New York, ky variant ka degëzime që ngjasojnë me atë të Afrikës së Jugut dhe Brazilit. Përhapen më shpejt se variantet e tjera”, u shpreh epidemiologia Cenko.

Më shumë

spot_img
spot_img