Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rekomandimi i Komisionit Europian, komisioneri Hahn: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb

Komisionieri për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian, Johannes Hahn deklaroi se kërkon rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Komisioni Europian në fund të majit do të prezantojë progres-raportin për çdo vend në rajon, duke përfshirë edhe Turqinë. Në bazë të asaj që ne kemi vërejtur, do të bëjmë rekomandimin për Maqedoninë e Veriut, gjithashtu edhe Shqipërinë, që këto vende duhet të nisin fazën parapërgatitore për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe kjo do të bëhet zyrtarisht’.

Komisioneri Hahn kërkoi nga vendet e parlamenteve europiane t’i mbajnë premtimet për vendet e Ballkanit.

Jam i bindur se partnerët tanë përmbushin kriteret, atëherë ne përballemi me kredibilitetin dhe përgjegjësinë tonë, pra topi mbetet në fushën tonë. E kështu, kur partnerët tanë i plotësojnë kriteret për çeljen e negociatave, atëherë ne duhet të reagojmë pozitivisht’, ka thënë Hahn.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed