Pas reportimit të rekomandimit të KE nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në Komisionin për Politikat e Jashtme, ka reaguar depueteja e PD Grida Duma.
E ftuar në një emision në News24, Duma u shpreh se faqet e para të progres raportit ishin një motivim për Shqipërinë. “Nuk duhen lexuar si meritë por si motivim, është normale qe BE të japë motivim për vendet e Ballkanit.”, u shpreh Duma.
Gjatë fjalës së saj ajo tha se progres raporti i Komisionit Europian ka të njëjtin vlerësim si në vitin 2016. "
“Nota mesatare që ka marrë është 2.5 nga 5, është nën mesatare", tha Duma.
Ajo tha se në Shqipëri duhet të ndalohet pastrimi parave të zeza që vijnë nga krimi dhe droga pasi sipas saj, në të kundërt nuk do të ketë vend për ekonominë e pastër dhe çështja do të kthehet te siguria e jetës.
Depuetetja e PD shtoi se Partia Demokratike do të bëjë të pamundurën për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
“Pikë e fortë për PD për çeljen e negociatave është kontrolli, është si thembra e Hakilit në gjithë procesin qeverisës.
Duma u shpreh se qeveria është e ndarë në dy pjesë pasi disa ministra nuk dalin kurrë për të dhënë llogari për mënyrën si qeverisin.
“Bashkëqeverisja është jo kali i betejës por kali i Trojës” u shpreh Duma.