Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Rekomandimi i KE për hapjen e negociatave, Rama dhe ambasadori i BE në konferencë, Soreca: Partitë të lënë mënjanë ndasitë

spot_img

Lajme të ngjashëm

594bf57f9b843fdea59aaaa7a08162f6

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca dhe kryeministri Edi Rama janë duke mbajtur një deklaratë për shtyp për vendimin e Komisionit Europian për rekomandim e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Soreca tha se ky vendim është marrë për shkak të Reformave që Shqipëria ka zbatuar përgjatë vitit të fundit.

Ambasadori i BE theksoi se të gjitha partitë politike duhet të jenë të bashkuara dhe të lënë mënjanë ndasitë.

‘Raporti është bazuar në reformat e zbatuar gjatë këtij viti. Shqipëria ka arritur progres të rëndësishëm në fushat e përcaktuara nga Këshilli. KE i rekomandon këshillit që të celen negociatat tani dhe pa kurrëfarë kushtëzimi. Vettingu ka ecur përpara duke nxjerrë më shumë se 140 vendime. Ka pasur disa operacione për goditjen e grupeve kriminale. Në lidhje me migracionin, azili ka rënë pavarësisht se mbetet i lartë në disa shtete anëtare. Një zhvillim i rëndësishëm është që ka nënshkruar me FRONTEX dhe kemi rezultatet e para. Shqipëria ka bërë përpjekje për të drejtat themelore. Duhet të përmirësohen përpjekjet për kuadrin ligjor për administratën Vendimi i KE-së është mbështetur në përparimin që i duhet një shteti për të celur negociatat. Ky nivel nuk është i njëjtë me atë që Shqipëria duhet të tregojë për t’u bërë shtet anëtar, kështu që celja e negociatat përcakton fillimin e fundit.

Shqipëria duhet të vijojë që të luftojë krimin dhe nevoja për një konsensus kombëtar për integrimin duke tejkaluar polarizimin për të treguar vullnet politik. Kjo përpjekje do të thotë që të gjitha partitë duhet të jenë të bashkuara për integrimin europian dhe duhet të lënë mënjanë ndasitë. Ritheksojmë thirrjet për të gjitha partitë për t’u angazhuar në dialog. Shqipëria ka arritur një gur të rëndësishëm kilometrik. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të paprecedenta. Ka ende shumë reforma për t’u bërë, por Shqipëria është gati për hapat e tjera. Tre javët në vijim do të jenë kyce për vendimin në cdo shtet. Ne inkurajojmë qeverinë dhe opozitën të kontribuojnë drejt këtij objekti që të shpjegoni se ç’ka arritur Shqipëria dhe të vazhdoni të ngrihet besimi te Shqipëria dhe te e ardhmja e jonë e përbashkët’, tha Soreca.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img