Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Rekomandimet e “DHAT” për Ramën, reagon Basha: Janë të drejta, 50 milion euro për tre muaj nuk mjaftojnë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se katër rekomandimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë për ekonominë drejtuar Ramës, janë të drejta.

 

DHAT i kërkoi Ramës që të gjitha bizneset të kenë akses në fondin e emergjencës, pavarësisht madhësisë, punonjësit të përfitojnë pagesën e papunësisë, pavarësisht madhësisë së kompanisë, të shtyhen taksat për 2020-ën dhe vendimet të merren në konsultim me biznesin.

Basha thotë se fondi prej 50 milionë euro për tre muaj nuk i mbulon nevojat për shtresat në nevojë dhe biznesin, ndaj kërkon të qeveria të rialokojë fondet e ndara në buxhet për PPP-të.

Reagimi i plotë i Bashës:

Shqetësimet dhe propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë të drejta. I kam kërkuar qeverisë angazhimin e të gjitha resurseve ekonomike në buxhet për të mbështetur biznesin nga vështirësitë e shkaktuara prej pandemisë.

Qeveria shqiptare duhet të RIALOKOJË fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.

Fondet e shpallura nga qeveria prej 50 milionë euro në total për 3 muaj, për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, NUK i mbulojnë nevojat e krizës.

Pas shëndetit, ekonomia duhet të jetë prioritet absolut i qeverisë. Shqipëria ka nevojë për masa gjithpërfshirëse dhe jo fjalë. Koha është tani, sepse çdo vonesë do kushtojë shtrenjtë.

Më shumë


spot_img








spot_img