Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Reklamoi kripotomonedhën e rrezikshme për investitorët, Kim Kardashian gjobitet me shumën e majme pasi nuk tregoi të vërtetën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kim Kardashian do të paguajë rreth 1.26 milionë dollarë gjobë pasi ka thyer rregullat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke reklamuar një kriptomonedhë të re e cila është e rrezikshme për investitorët, pa bërë të ditur se sa ishte paguar për promovimin.

Sipas mediave të huaja mësohet se Kim u pagua 250.000 dollarë për të postuar në llogarinë e saj në “Instagram” në lidhje me tokenat EMAX, një aset kripto i ofruar nga EthereumMax.

SEC ka paralajmëruar shpesh se të famshëm që reklamojnë kriptovalutat të cilat mendojnë se janë me vlerë duhet t’ u bëjnë të qartë investitorëve nëse marrin pagesë për reklamimin.

Në vitin 2018, rregullatori gjobiti boksierin Floyd Mayëeather dhe producentin e muzikës DJ Khaled për pagesën të cilën morën pasi reklamuan monedhat fillestare.

“Ky rast është një kujtesë se kur të famshëm ose influencues miratojnë mundësi investimi, duke përfshirë letrat me vlerë të aseteve kripto, kjo nuk do të thotë se ato produkte investimi janë të përshtatshme për të gjithë investitorët,” tha në një deklaratë të hënën kryetari i SEC Gary Gensler. “Ne inkurajojmë investitorët të marrin në konsideratë rreziqet”, shtoi ai.

Më shumë




spot_img








spot_img