Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rehovica akuzon ish-partinë e tij: Më inskenuan dënimin në Itali për të më hequr mandatin! LSI po vetëshkërmoqet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

471eccf6d8e6015ba750c18099925c49

Ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica, i cili së fundmi i është bashkuar PS-së, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-partisë së tij, për të cilën thotë se po vetëshkërmoqet pak nga pak.

Rehovica tha në një intervistë për report tv se heqja e mandatit të tij në 2018 se ishte dënuar në Itali dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ishte inskenim e bërë nga ish partia e tij LSI. 

Ai shtoi se shumë veta brenda LSI e dinë mirë se si kjo gjë ka ndodhur dhe se nga kush është inskenuar, ndërsa mohoi të ketë qenë dënuar ndonjëherë në Itali duke thënë se dhe vetë prokuroria i mbylli këto hetime duke mos pasur vepër penale.

“Për mua dekriminalizimi ka qenë në farsë dhe inskenim dhe sipas informacioneve  të mia nga ish parti ime, nga LSI. Nuk dua ti vë gishtin askujt,  një pjesë e mirë e dinë sot se si kanë ndodhur gjërat. Unë s’kam asnjë vepër penale në Itali. Janë bërë 5 letra porosi në Itali dhe prokuroria ka kërkuar pushim të çështjes të pranuar edhe nga gjykata ku thuhet se nuk kam bërë asnjë vepër penale në Itali. Në polic kam qene 5 minuta me dëshirën time për të dëshmuar, unë nuk përfshhem në dekriminalizim dhe as kam bërë deklarim të rremë në atë ligj”, tha Rehovica.

Në lidhje me qarkun e Beratit ai tha se LSI nuk ekziston më aty dhe se sot ka mbetur vetëm një dyqan çizmesh.

“Ndryshe nga kryemadhi që dështimet i ka pas të njëpasnjëshme që nga marrja e partisë, dhe e vetmja arritje e saj është çizmja kundër Ramës. LSI sot nuk ekziston në qarkun e Beratit, është kthyer në një dyqan çizmesh sot. LSI po vetëshkërmoqet e ka shkatërruara arroganca dhe mosmirënjohja, pabesia por gjëja kryesore që po vijon ta shkatërrojë është paranoja. Më duket sikur më shumë po largohen se sa po i afrohen LSI-së”, tha Rehovica.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img