Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rehabilitimi i disa pavioneve dhe spitaleve në vend, qeveria kërkon 30 milionë USD borxh

Shkruar nga Newsbomb

Qeveria shqiptare ka kërkuar edhe 30.2 milionë dollarë hua pranë Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim si shtesë për projektin origjinal të përmirësimit të sistemit shëndetësor.

Në dokumentin e bërë publik thuhet se Bordi i Bankës pritet që ta marrë në shqyrtim kërkesën për aprovim në 24 maj 2021.

Projekti përfshin të paktën tre komponentë ku së pari përmirësimi i infrastrukturës dhe menaxhimit në spitalet publikë, së dyti përmirësimi i menaxhimit të informacionit shëndetësor në shërbimet spitalore dhe së treti monitorimi dhe vlerësimi i menaxhimit të projektit.

Lidhur me komponentin e parë dokumentet japin edhe detaje për pjesën konkrete të infrastrukturës ku do të ndërhyet.

“Projekti do të financojë shërbimet e konsulencës për të mbështetur përgatitjen e një strategjie gjinore me fokus të veçantë në rekomandimet e Programit Kombëtar të qeverisë per trajtimin e kancerit të gjirit, shoqëruar nga forcimi i aktiviteteve në vazhdim në funksion të ndërgjegjësimit të nisura nga qeveria.

Fondi do të mbështesë punimet civile për rikonstruksionin apo pajisjen e spitaleve të dëmtuar si dhe mjediseve të shëndetit të tilla si: rehabilitimi i spitalit të Krujës, rehabilitimi i spitalit të Lezhës, rehabilitimi i departamentit të Angiologjisë dhe Kardio-Kirurgjisë nën spitalin “ Nënë Tereza” me 112 shtretër para tërmetit. Rehabilitimi i spitalit Psikiatrik (nën QSUT), rehabilitimi I departamentit të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike nën QSUT me 35 shtretër para tërmetit, punime shtesë për spitalin Pediatrik si dhe pajisje për spitalin e Laçit”, thuhet në dokumentet e bëra publike.

Komponenti që lidhet me permiresimin e menaxhimit të informacionit shëndetësor do të shtrihet edhe në shtatë spitale të tjera ndërkohë që i njëjti model është zbaruar më herët në katër spitale të tjera në vend.

Projekti për shëndetësinë që po kërkohet që të marrë financim nga IBRD me kërkësë të Ministrisë së Shëndetësisë vjen pas një financimi të mëparshëm në këtë sektor kur në korrik 2020 qeverisë ju dhanë 16.8 milionë dollarë për emergjencën e krijuar nga Covid-19. /Monitor

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu