Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, prindërit në Astir të shqetësuar: Njësia nr.14 nuk është fare në e-Albania

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria shqiptare njoftoi pak ditë më parë një shërbim të ri për qytetarët nga portali qeveritar e-Albania: regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë online. Një risi për të gjithë prindërit, pasi nuk do të prisnin më në radhë e as nuk kishin nevojë për letra e dokumente.

Mirëpo, ky shërbim duket se ka regjistruar dhe një problematikë që është kthyer në shqetësim për disa prindër në Tiranë.

Banorë të Astrit dhe Yzberishtit janë ankuar në newsbomb.al dhe janë shprehur se, Njësia nr.14 në të cilën ata bëjnë pjesë nuk del fare në sistemin e e-Albania. “Jemi shumë të stresuar, nuk dimë ç’të bëjmë me fëmijët”, ka thënë një qytetare e kësaj njësie.

E shqetësuar, ajo shprehej se në datë 30 qershor përfundon afati në portalin qeveritar për të bërë regjistrimin e fëmijëve për në klasën e parë. E pyetur nga ne, qytetarja në fjalë u shpreh se për këtë problem ishin interesuar dhe në shkollën “Kongresi i Manastirit” por përgjigja e vetme që kanë marrë ka qenë: Prisni!

“Pjesa më e madhe e prindërve po i regjistrojnë fëmijët te Njësia nr.6”, u shpreh qytetarja, duke thënë se vetë nuk dinte se ku të drejtohej për fëmijën e saj.  Ajo kërkoi që kjo situatë të zgjidhet pasi për 4 ditë përfundon afati i vendosur nga e-Albania për regjistrimin e fëmijëve.

*Për të aksesuar shërbimin “Regjistrimi në klasë të parë”, kliko këtu: e-Albania

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img