Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Regjistrohet vdekja e parë në botë e një personi të infektuar për herë të dytë me COVID-19

spot_img

Lajme të ngjashëm

9ad12f620c577ddff745be2c5427ffec

Që njerëzit mund të riinfektohen nga koronavirusi, dihej, por shkencëtarët dhe mjekët kishin deklaruar që hera e dytë mund të kalohet më lehtë, por nuk ka rezultuar kështu për një grua në Hollandë.

89 vjeçarja hollandeze është bërë personi i parë në botë që vdes pasi u riinfektua me koronavirus.

Herën e parë që u infektua, ajo u dërgua në spital me simptoma si temperatrurë dhe kollë, por mpas 5 ditësh gjendja e saj u përmirësua dhe e moshuara u dërgua në shtëpi, e shëruar nga koronavirusi.

Por 59 ditë më vonë ajo u dërgua sërish në spital, 2 ditë pasi kishte filluar kimioterapinë kundër kancerit, por analizat e nxorën sërish pozitive me COVID-19, ndërsa humbi jetën 3 javë më vonë.

Mjekët që  shkruan raportin thanë se mostrat nga dy testet ishin të ndryshme gjenetikisht dhe pretenduan se rasti i dytë ishte më tepër riinfektim sesa paraqitje e zgjatur e pasojave nga rasti i parë.

Më shumë

spot_img