Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Regjistrohet katastrofa e parë detare e 2021-shit në brigjet e Mesdheut, humbin jetën 43 persona

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

93dc0ca1cf3fa332d26d4021786836ec

Një anije e cila po transportonte emigrantë drejt vendeve të Europës është përmbysur në Detin Mesdhe e për pasojë kanë humbur jetën 43 persona.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin ka njoftuar për mbytjen e anijes, ku ka thënë se ishte katastrofa e parë detare në 2021.

Mësohet se viktimat janë emigrantë të paligjshëm të cilët po tentonin të kalonin nga Afrika Veriore për në Itali.

Ndërkohë 10 të mbijetuar u shpëtuan dhe u dërguan në breg nga Sigurimi Bregdetar në Zëara. Stafi i IOM-it dhe partneri i UNHCR-së, IRC, i siguruan ata me ndihmë emergjente, përfshirë ushqimin, ujin dhe kontrollet mjekësore, para se të liroheshin nga porti.  

Anija, e cila nisi në orët e para të së martës nga qyteti Zaëya, thuhet se u përmbys për shkak të kushteve të këqija të detit kur motori i saj u ndal, vetëm disa orë pas nisjes.

Të mbijetuarit, kryesisht nga Cote d’Ivoire, Nigeria, Gana dhe Gambia, raportuan se ata që u zhdukën ishin të gjithë burra nga vendet e Afrikës Perëndimore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img