Hapësire reklamuese

Aktualitet

Regjistrohen shtëpitë e vjetra në Gjirokastër, Lame batuta: Pasi bëmë legalizimet e kohës së Saliut, tani kemi ato të kohës së sulltan Abdyl Hamidit

Shkruar nga Newsbomb
Regjistrohen shtëpitë e vjetra në Gjirokastër, Lame batuta:

Kadastra Shqiptare po kryen procesin e regjistrimit të shtëpive para viteve 1991, në kuadër të zbatimit të ligjit 20/20 “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”.

Këtu hyjnë jo vetëm shtëpitë e ndërtuara gjatë kohës së komunizmit, por ky proces përfshin shtëpitë e ndërtuara që nga koha otamane dhe ajo e Zogut. Veçanërisht numri më i madh i tyre gjendet në qytetet historike si Gjirokastra, Berati, Kruja, Korça, etj, ku objektet i kanë mbijetuar kohës dhe i janë nënshtruar procesit të certifikimit.

Drejtori i Kadastrës Artan Lame së bashku me drejtorin rajonal te Gjirokastrës Florjan Taçi, kanë dorëzuar certifikatat e pronësisë për rreth 80 banesa të këtyre kategorive.

Gjirokastra si qytet historik, e mbart shumë këtë kategori, të shoqëruar edhe me problematika të pafundme të trashëguara, si mungesa e dokumentacionit historik, djegia e Kadastrës në vitin 1997, mosmarrveshjet midis trashegimtarëve, etj.

“Mjafton të themi këtu që midis banesave të certifikuara ka edhe të atilla me mbi 20 bashkëpronarë. Ështe i kuptueshëm durimi që duhet të ketë Kadastra në trajtimin e këtyre rasteve”, është shprehur Lame. Kësaj i shtohet edhe rasti qe siç diskutoi një prej banorëve gjatë takimit, duke thënë që të vetmet dokumenta që kishte për banesën ishin të kohës së Luftës së Jemenit të vitit 1892.

Lame ju përgjigj me humor “që pasi bëmë legalizimet e kohës së Saliut, tani po regjistrojmë edhe shtepitë e kohës së sulltan Abdyl Hamidit”! Në fund, Lame tërhoqi vëmendjen e të pranishëmve në përdorimin e e-albanias.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.