Hapësire reklamuese

Aktualitet

Regjistrimi në çerdhet e Tiranës, 4 ditë afat, ja dokumentet që duhen

Shkruar nga Newsbomb

Dyndjet e aplikimeve për në çerdhe kanë detyruar Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QEZHEF), pranë Bashkisë së Tiranës, për të disatin vit, të nisë regjistrimet që në muajin qershor.

Sivjet ato nisin për më pak se dy javë dhe do të zgjasin vetëm katër ditë. QEZHEF-ja lajmëron prindërit e interesuar që në javën e fundit të muajit qershor t’i drejtohen çerdhes më të afërt pranë vendbanimit të tyre. “Aplikimet zyrtare për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë Tiranë do të kryhen në datat 25-29 qershor 2018 nga ora 09:00-14:00”, nënvizohet në njoftimin e Drejtorisë së Çerdheve.

Për shkak të numrit të lartë të aplikuesve, që përllogariten rreth 7 mijë çdo vit, ndërkohë që kapaciteti është shumë më i vogël, Drejtoria e Çerdheve ka përcaktuar disa kategori social-ekonomike që kanë prioritet: fëmijët jetimë, ato me aftësi të kufizuara apo kur kanë prindër të tillë, fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, ata me një prind apo të divorcuar ku kujdestari ligjor trajtohet me pagë minimale. Të gjitha kategoritë e mësipërme, me një vendim të Këshillit Bashkiak të muajit mars 2018, jo vetëm që do të jenë të parët në listë që do të regjistrohen, por do ta përfitojnë këtë shërbim falas. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është dokumentacioni, i njëjtë me vitet e kaluara. Veç këtyre, kategoritë e mësipërme nevojitet gjithashtu të dorëzojnë edhe dokumentin që vërteton kategorinë socio-ekonomike, të cilës i përkasin. Të gjitha mund të shkarkohen në sistemin elektronik ealbania. Në të kundërt, mjafton një fotokopje e kartës së identitetit pranë komisionit dhe plotësimi i një deklarate personale që aplikimi të cilësohet i kryer.

DOKUMENTACIONI

Certifikatë personale e fëmijës

Certifikatë familjare

Vërtetim pune nga prindërit

Vërtetim banimi

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu