Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Regjistrimi i pronave ne jug drejt fundit, Kadastra: Nga e hëna, do afishohen për banorët! 45 ditë kohë për t’i shqyrtuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Procesi i Regjistrimit fillestar të pronave në Jug po shkon drejt përfundimit. Nga dita e hënë, në Vuno, Dhërmi dhe Lukovë do të afishohen për publikun pronat e regjistruara, për të cilat qytetarët do të kenë një afat 45 ditor për t’i shqyrtuar dhe shprehur ankesat e tyre nëse do të kenë. Pas këtij afati, këto pasuri do të certifikohen.

Për Blloqet Vuno-2, Dhërmi-3 dhe Lukovë-2, janë gjithsej 2330 pasuri toka bujqësore të përfituara me ligjin 7501, banesa dhe objekte shërbimi, ndërtime para 1991, prona të tjera të verifikuara si rezultat i zbatimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, si edhe prona shtetërore dhe bashkiake.

Regjistrimit fillestar në Jug i është nënshtruar e gjithë zona bregdetare e vendit nga Palasa deri në Nivicë, përfshjirë fshatrat Palasë, Gjilekë, Dhërmi, Ilias, Vuno, Himarë, Lukovë, Nivicë.

“Ky proces ka ecur normalisht që prej fillimit të tij, megjithëse pranohet se me njëfarë ngadalësie. Ky ritëm i ngadaltë shpjegohet me faktin e gjendjes së trashëguar kaotike të titujve të pronësisë në këto zona që prej fillimit të veprimit të Ligjit 7501 në vitin 1991.

Gjithashtu vlen të kujtohet se regjistrimi fillestar në Jug është nisur edhe dy herë të tjera përgjatë viteve 2000 dhe 2010, por të dy herët ka dështuar. Kjo qoftë për shkak në korruptimit të procesit dhe qoftë edhe si pasojë e mungesës së vullnetit për ta kryer atë”, thotë Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Pas përfundimit të procesit të regjistrimit fillestar, megjithatë ka patur sërish disa ankesa të kufizuara. Kryesisht ankesat kanë të bëjnë me kërkesa që dalin përtej kompetencave të ASHK: Kërkojnë kthim prone që nuk është kompetencë e Kadastrës, apo parcela që nuk i mbulojnë me dokumenta origjine. Në këto raste të interesuarve ju është kthyer përgjigje se janë çështje që tejkalojnë objektin e punës së ASHK dhe duhet t’i drejtohen gjykatës.

PËRMBLEDHJE PËR JUGUN:

  • – 5595 PASURI TË PALUAJTSHME, për të cilat ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar, janë ngarkuar në sistem dhe vijon ofrimi i shërbimeve sipas aplikimeve të qytetarëve.
  • 3012 CERTIFIKATA PRONËSIE të lëshuara deri tani. Certifikatat, sipas ligjit të ri 20/20, lëshohen të veçanta për secilin bashkëpronar.
  • RRETH 3000 CERTIFIKATA PRONËSIE të lëshuara për blerësit në fshatrat turistikë të ndërtuar (psh Green Coast, etj). Këto nuk janë përfshirë në shifrën e mësipërme.
  • – 40.609 SHËRBIME KADASTRALE TË OFRUARA NË KËTO ZONA. Shërbimet e kryera janë kryesisht lëshim certifikatë pronësie, lëshim kopje e kartele të pasurisë dhe hartës kadastrale, vërtetime, regjistrim dëshmi trashëgimie, etj.

Me përfundimin e procesit të regjistrimit dhe vijimin e ofrimit të shërbimeve në këto zona, pronat e qytetarëve kanë marrë vlerë ekonomike për tregun e pasurive të paluajtshme. Është ulur niveli dhe mundësia për korrupsion, duke mos patur mundësi pengesë në ofrimin e shërbimit, pasi çdo shërbim është online dhe nuk ka pengesa ligjore pasi procesi i regjistrimit fillestar tashmë ka përfunduar.

Tashmë edhe qytetarët për të cilët me ligjin aktual nuk plotësonin kushtet për regjistrim, apo kanë probleme me mbivendosjen e titujve, me përfundimin e procesit, tashmë kanë mundësinë që t’i drejtohen organeve gjyqësore.

Më shumë


spot_img









spot_img