Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Regjistrimi i pronave në BREGDET, Kadastra thirrje banorëve: KUJDES! Ka mashtrues që dalin dhe paraqiten si…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dfd1d8ba350e7fbda24d69ec59bda70d

Kadastra Shqiptare i bën thirrje qytetarëve në bregdet të kenë kujdes e të mos bien pre e disa personave që paraqiten si punonjës të këtij institucioni duke mashtruar qytetarët për regjistrimin e pronës.

“Prona do të shkojë te i zoti me dokumente ligjore”, shkruan Kadastra Shqiptare teksa njofton banorët në fshatrat bregdetare Palasë, Gjilekë, Dhërmi, Himarë, Vuno, Ilias, Nivicë dhe Lukovë të bëjnë kujdes duke dalluar mashtruesi nga punonjësit e vërtetë të Kadastrës, të cilët janë në foton më poshtë.

NJOFTIMI I PLOTË:

REGJISTRIMI I PRONAVE NE BREGDET

KUJDES!

Të nderuar qytetarë!

Prej gati një muaji Kadastra Shqiptare ka nisur procesin e rregjistrimit fillestar të pronave, në 8 zona kadastrale të Bregdetit: Palasë, Gjilekë, Dhërmi, Himarë, Vuno, Ilias, Nivicë, Lukovë. Procesi po ecën me ritme normale dhe punonjësit tanë po trokasin në çdo derë, po takojnë çdo kryefamiljar dhe po masin cdo pronë.

Por me keqardhje konstatojmë nga banorë të zonës të cilët na denoncojnë raste, kur persona të paautorizuar paraqiten si punonjës të Kadastrës dhe premtojnë regjistrimin kundrejt shumave të parave. Eshtë shumë i vjetër ky kurthi i gjeometrit mashtrues që, me një metër në dorë, përpiqet të trembë ndonjë fshatar të lodhur.

Qytetarë,

Ju lutemi bëni kujdes! Prona do të shkojë tek i zoti me dokumente ligjore qe do e provojnë dhe jo me gjoba të paguara njerëzve të panjohur.

Procedurat në terren do të ndiqen nga këta djem që shihni në foto, të cilët kanë të dukshëm elementët e identifikimit: Xhupat fluoreshentë të verdhë dhe mbajnë të gjoks librezën identifikuese me shenjat e kadastrës.

Mos pranoni t’i hapni derën askujt që pretendon se vjen nga Kadastra dhe nuk mban këto elementë dallues.

Denonconi në Policinë e Shtetit çdo rast që ju paraqiten persona të dyshimtë.

Ne jemi aty për të regjistruar pronën tuaj!

Mos u joshni!

Besoni tek procesi dhe Kadastra Shqiptare!

Punë të mbarë së bashku!

szdfswegj4hj.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img