Hapësire reklamuese

Politikë

Regjistrimi i Komisionit të Rithemelimit në zgjedhje, Kaso: Durim, duhet pak kohë! Gjithçka do shkojë ashtu si duhet

Shkruar nga Newsbomb
Regjistrimi i Komisionit të Rithemelimit në zgjedhje, Kaso: Durim,

Avokati Ivi Kaso, i cili përfaqëson Komisionin e Rithemelimit në Partinë Demokratike, tha se regjistrimi i këtij komisioni në zgjedhjet e 6 marsit do të kërkojë dhe pak kohë.

Kaso bëri me dije se gjykatat kanë tejkaluar afatet lidhur me njohjen e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit pasi janë tejkaluar afatet proceduriale, teksa u bwri thirrje tw gjithw mbwshtetwsve tw Komisionit tw Rithemelimit qw tw kenw durim.  

“Le të themi se ajo mbledhje në KQZ ishte një mbledhje konstuitive për efekt transparence ishte hapur për mediat.Do të vijë momenti që gjërat do të sqarohen vendimet e gjykatëve, të çertifikohet vullneti i demokratëve, sepse ka vonesa procedurash dhe gjykatat kanë kaluar afatet.  U bëj thirrje çdo demokrati se nuk është çështje e regjistrimit në zgjedhje nuk është çështje vullneti, por kohe dhe procedurash. Gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet. Duhet pak durim dhe kohë”, tha Ivi Kaso për “A Show”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.