Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Regjistrimi i emigrantëve, Rama vlerëson rolin e LSI dhe habit me shifrat: 25 milion dollarë i vijnë vendit vetëm nga Diaspora

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e tryezës së prezantimit të Projektit për Strategjinë e re të Diasporës dhe Migracionit dhe Panin e Veprimit.

Fillimisht fjalën e mbajti ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili prezanoi pikat strategjike të realizimit të këtij projekti.

Më pas Rama e cilësoi këtë hap si një dokument të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë.

Fillimisht, Rama vlerësoi rolin e përfaqësuesëve të LSI për të qenë pjesë e këtij takimi, ndërsa kritikoi opozitën e madhe, pasi asnjë prej përfaqësuesëve të PD nuk ishte i pranishëm.  

“Falenderoj përfaqësuesit e LSI për prezencën, për do doja të ishin edhe përfaqësues të PD, kjo është një temë që kanë casje unifikuese kombëtare. Për Shqipërinë përfitueshmëria është më e gjerë, por jemi të fundit që s’kemi plotësuar përfshirjen e emigrantëve në zgjedhje. Kjo është aryse shumë e fortë që anjë parti të mos mungojë në këtë proces. Nëse ka forca që kontestojnë zgjedhje nuk ka një ilac më efikas se sa rritja eksponenciale përmes përfshirjes së shqiptarëve jashtë kufijve”, u shpreh Rama.

Shefi i qeverisë tha se regjistrimi i emigrantëve ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin rajonal dhe ekonimik të vendit, si dhe në procesin e zgjedhjeve.

“Baza e këtij porcesi është regjistrimi, që për fat të keq u la pas dore për cerek shekulli. Premtimi për të regjistruar diasporën ishte premtim kyç në 2005-ën. Hapi i parë serioz për këtë synim u hodh vitin e shkuar. Institui shqiptar i diasporës i vetmi institucion për këtë fushë në 1996 -2013 u shkri pa përmbushur asgjë në këtë fushë. Një vit më vonë u riorganizua, por duke patur pamjaftueshmërinë e tij dhe domosdoshmërinë për ta fuqizuar shtetin shqiptar. Vitin e ardhshëm të kryejmë regjistrimin, është një detyrë që besojmë tja dalim, të paktën në masën më të madhe.

Në samitin e dytë të diasporës të kemi rezultat konkret në fushën e regjistrimit të shqiptarëve, të materializojmë disa prej masave që i vlejnë kësaj reforme dhe që janë paraqitur nga ministri i Shtetit. Do të ngrihet këshill për diasporën. Do punojnë bashkë institucionet e shtetit dhe ato që janë konsoliduar si shprehje e vullnetit të shqiptarëve në diasporë në bazë grupesh, tematika ndryshme.

Ka një investim të madh të diasporës për të investuar në Shqipëri. Nga një sondazh në rreth 1 mijë shqiptarë në Amerikë u shorehën të gatshëm yë investojnë 25 milion dollarë nëse do të kishte një rrugë të sigurt. 100 prej tyre janë shprehur të gatshëm të investojnë të paktën 100 mijë dollarë.

Në aspektin e zhvillimit ekonomik diaspora është një burim i pashfrytëzuar, janë pjekur kushtet edhe nga interesimi i tyre për të hedhur një ha të ri duke gjetur rrugët e mekanizmat.

Është edhe aspketi për pensionet, duke pasë parasyshë që shumë emigrantë që të lidhet kjo marrëveshje. Pjesën e luanit e ka Greqia e Italia. Në vizitën e fundit në Itali morëm informacion nga grupi i deputetëve që po merren me këtë ceshtje, ka një progress se bëhet fjalë për shuma të mëdha. Shpresojmë që kjo ceshtje të zgjidhet. Edhe me Greqinë është një diskutim i nisur, por kërkon kohë dhe durim”, u shpreh Rama i cili e mbyll fjalën e tij me një shprehje të faik Konicës, të cilin e quan një emigrant profesionist: “Historia na mëson se ndrysimet e mëdha kanë pasur në themel emigrantët dhe një elitë të vogël intelektuale brenda vendit. Besoj se këto dy faktorë në Shqipëri janë të pranishëm, duhet vetëm vullneti për ta materializuar këtë proces, mes Shqipërisë dhe Kosovës me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img