Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Regjistri Civil në KAOS, fiton tenderin e ministrisë së Brendshme firma me probleme në drejtësi

Shkruar nga Newsbomb

Në vitin 2008 me ndihmën e qeverisë austriake u bë dixhitalizimi i regjistrit kombëtar të gjendjes civile.

Ndërsa në shtator 2017 Ministria e Brendshme shpalli tenderin për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e regjistrit të gjendjes civile, për tre vitet e ardhshme. Në tender paraqitën ofertat kompania austriake Xion It Systems dhe kompania shqiptare Soft & Solution.E para ka shumë përvojë në këtë fushë, ndërsa për të dytën ka një procedim penal, pas denoncimit të ministrit të drejtësisë, për skandalin e byzylykëve mbikqyrës. Por si për “cudi”, fituese u shpall kompania shqiptare me probleme me drejtësinë.

Kompania austriake ka ankimuar procesin e tenderimit në KPP e për pasojë procesi është pezulluar për 30 ditë. Ajo që ndodh përkthehet në kaos në shërbimet ndaj qytetarëve. Kamerat e emisionit “Stop” kanë provuar për dy ditë rresht mosfunksionimin e zyrave të gjendjes civile.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese