Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Regjisorja e njohur tregon si u dogj me çaj dhe shkoi në QSUT me shapka: Mjekja roje më shërbeu me dashamirësi, sa herë hap pakon e ilaçeve kujtoj…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

35bb6752643775ec15258cc02c6f4b5d

Regjisorja e njohur Elma Doresi ka bërë një rrëfim shumë të bukur dhe të dnjerë, diçka personale që i ka ngjarë një ditë para ndërrimit të viteve, më 30 dhjetor.

Doresi atë ditë u dogj me çaj të nxehtë dhe ashtu siç ishte me vrap shkoi në QSUT, për të marrë ndihmën e parë. Ajo që i bëri përshtypje dhe që i ka ngelur në mendje Doresit është sjellja e mjekes roje atë natë, të cilën e quan Albana ose Arbana, pasi nuk iu kujtoj mirë emrin.

Përveçse bëri detyrën si mjeke, ajo i dha me dashamirësi pakon e garzave dhe ngjitësëve që të mjekohej vetë në shtëpi. Ky gjest i ka bërë shumë përshtypje regjisores dhe ka menduar që ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Shënimi i plotë

Më ka bërë përshtypje veprimi doktoreshës së urgjencës tek Q.S.U.T (urgjenca e djegies).

Nuk para ndaj gjera personale te mijat, per shume arsye. Nje nder kryesoret eshte se kur njeriu eshte semure, kerkon ate qetesine e tij.

Por kesaj rradhe  më bëri shumë përshtypje veprimi I doktoreshës. (urgjenca tek djegiet).

Viti qe lam pas nuk deshironte te ikte pa e lene nje shenje tek une, keshtu me dt 30 ne mbremje u dogja me çaj (Ne zonene e barkut dhe tek kembet ). Nuk dukej fort mire situata dhe per merak  vajtem ne Q.S.U.T ( urgjence ).

Nuk jam vip. Madje ne ato momente dhe vipi me I madh do shperfytyrohej e nuk do njihej. Keshtu dhe une, me veshje te sajuar aty per aty, me shapka, u nisa drejt urgjences se q.s.u.t!

Doktoreshe Albana ( ose Arbana ), quhej mjekja roje ate nate.

Per te thyer akullin I them : Jam me maske por covidin e kam kaluar, keshtuqe rrini e qete.

Ajo qeshi dhe tha : Dhe ju rrini e qete ne cdo rast pasi jam shume e kujdesshme.  Nje grua e qete dhe e kujdesshme vertete.

Me qetesi me priti dhe me dha ndihmen e pare.

Do thoni ju : beri detyren!

E vertete! Por veprimi qe beri me pas dhe qe me ben ta kujtoj çdo dite qe mjekoj plaget eshte arsyeja pse po shkruaj.

Pasi mbaroi dhe me dha receten per mjekimet, mori garzat dhe ngjiteset, ashtu siç I hapi pakot e reja, dhe tha : Keto do ti marresh me vete se do te duhen. Sapo I hapa, mos kij merak!

Dikush do te thote se nuk kushtojne as ato.

Po ćfare rendesie ka.

Rendesi ka qe ajo mi dhuroi me dashamiresi .

Sa here do te hap qeset e mjekimeve buzeqesh dhe them : Faleminderit doktoreshe Albana ( ose Arbana ) sepse emrin nga tensioni, stresi dhe ca nga dhimbjet  e sikleti , nuk e fiksova mire.

Me pak fjale, kemi mjek qe e zbatojne urdherin e Hipokratit, doktoresha ishte nje nder to.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img