Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Regjisori ironizon opozitën: Nuk na duhen votimet! Ta lëmë demokracinë, të dalim në rrugë dhe të përleshemi. Më të fortët të hyjnë në kryeministri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Regjisori Pëllumb Kulla ka ironizuar opozitën, përfshirë këtu dhe Presidentin Ilir Meta, për deklaratat e tyre para, por dhe pas zgjedhjeve.

Duke analizuar thëniet apo thirrjet e tyre, Kulla thotë me sarkazëm se ne në Shqipëri nuk na duhen zgjedhjet (sidomos kur humbin), pasi sipas tij nëse opozita do të kishte fituar nuk do ankohej për blerje votash apo të tilla manipulime.

Regjisori shkruan në rrjete sociale se referuar deklaratave të PD apo dhe Kreut të Shtetit Ilir Meta, “le të dalim të gjithë në rrugë dhe të përleshemi, e ta marrë qeverinë kush është më i fortë”.

Shënimi i plotë i Pëllumb Kullës

POSHTË VOTIMET, SIDOMOS ATO QË HUMBIM!

Përvoja e këtyre viteve paskomuniste na thotë që tek ne votat nuk ngjitin, nuk durohen!

E këtë zhvillim nuk ka zot që ta gëlltitë, se për nder, sidomos humbjen ne nuk e gëlltisim dot.

Ja, dalin ca mendjellinj dhe thonë me bujë e me sokëllimë se “po u prekën votat, Shqipëria do të ndizet flakë.

E thonë këtë ata që humbin. Se po fituan atyre as u plas për prekje votash!

Me fjalë të tjera dhe më të thjeshta, ata nuk kanë nevojë të maten nëpër kutira votimi. Ata e dijnë që janë më të pëlqyerit. Ata e dijnë që i tërë populli i do dhe kundërshtarët e tyre urrehen egërsisht. Por, zyrtarisht, ata nuk janë dot fitimtarë ngaqë votat masakrohen, vidhen. Shkurt votimet në Shqipëri nuk na duhen më! Le të njoftohet BE-ja USA, OKB-ja e tërë organizatat nën qiejt e kësaj bote!

A nuk ka ardhur koha ta braktisim këtë sistem të ndyrë të trashëguar nga e kaluara e këtyre demokracive të shpifura perëndimore?

Jam i mendimit që tani e tutje t’i braktisim fushatat e shtrenjta zgjedhore, të lemë rehat parlamentet, KQZ-rat e komisjonet! Le të djegim kutitë e urryera të votave dhe t’u bëjmë thirrje përkrahësve të dalin në rrugë dhe sheshe dhe t’i dalin zot vendit! Populli nuk ka nevojë për tërë ata parazitë zgjedhorë, bile nuk ka nevojë as për policira dhe gjykata. Populli është sovrani, populli është shumë i mënçur. Populli e di vetë se cili kryetar bashkie është fajtor, cili ministër ka vjedhur, e cili kryeministër është krimbur në para. Masat popullore e dinë dhe se sa duhen dënuar këta biçimër. Kushtrimi i revoltës, i brohoritjes dhe i përplasjes me kundërshtarët, shqiptarët i tërheq deri në orgazëm.

Do të jetë një mrekulli sikterisja e votimeve!

Çdo palë do të ketë simpatizantët e vet në shesh. Të dy palët do t’i mobilizojnë pasonjësit e bashkuar dhe në çdo dy vjet, – dy, se katër janë të gjatë dhe të mërzitshëm! – ata do të përplasen në një përballje popullore, para kryeministrisë. Dhe, në kryeministri, në atë ndërtesën e madhe të bulevardit, ballë Komitetit Qendror, le të futet pala më e fuqishme, ajo më e apasjonuara, më e përndezura, më e armatosura. Thjesht, ajo që di t’i shkulë më  mirë pllakat e Dëshmorëve të Kombit! Dikush këto përplasje mund t’i quajë edhe Luftë Civile, a përplasje popullore, si t’i vijë atij për mbarë! Dhe ashtu le të jetë, se kjo zgjidhje do të tregojë kush është pala më e fuqishme në numur luftëtarësh, më e etura, më e gatshmja për fitore.

Le të përpiqemi të hedhim bazat për një luftë civile, por për një luftë civile të bukur, të ndershme, njëherë në dy vjet! Dhe për ndershmërinë, as mos dyshojë njeri te ne shqiptarët! Se ne kemi Kanunin e Maleve, që na detyron të jemi të ndershëm.

Meqë deri tani ata që kanë përfunduar jashtë kulltuqeve të pushtetit, kanë demaskuar hilet, por nuk u është zënë besë dhe ata kanë dalë që kanë dalë në shesh, përse këtë praktikë të mos e përfshijmë dhe ligjërojmë në kushtetutë?

Se, për nder, ka më lezet të humbësh me luftë, se sa në paqe, me ato palo monitorime (që blihen!), me vëzhgues hipokritë (që blihen dhe ata!), me  amerikanë dhe europianë, që përgëzojnë proceset. Phë! Humbja në luftë nuk është kurrë e turpshme. Ne e respektojmë forcën, bile ne kemi respektuar edhe diktaturën, se ashtu ndiheshim të shfajësuar.

Po kështu?! E po për nder, nuk ka më poshtëruese, nuk ka  më të uryera se votimet!

Sidomos ato, që humbim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img