Hapësire reklamuese

Rajoni

Regjisori i njohur përfundon në Polici, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur 14 vjeç

Shkruar nga Newsbomb
Regjisori Dimitris Lignadis

Aktori dhe regjisori i njohur grek Dimitris Lignadis është arrestuar për akuzën e përdhunimit, me persona nën moshë.

56 vjeçari, akuzohet për përdhunimin e një djali 14-vjeçar në 2010, dhe për një rast tjetër të dytë, detajet e të cilit nuk janë bërë publike. Ish-drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Greqisë mohon të gjitha akuzat, tha avokati i tij.

Avokati ka thënë se Lignadis u arrestua pasi u paraqit vullnetarisht në një stacion policie në Athinë të Shtunën.

Aktori është duke u mbajtur në paraburgim në pritje të një dalje para një gjyqtari paraprak, sipas gazetës Ekathimerini. Dimitris Lignadis dha dorëheqjen si drejtor i Teatrit Kombëtar të Greqisë në fillim të këtij muaji, duke u ankuar në lidhje me një “klimë toksike të thashethemeve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu