Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Regjisori Budina kujton shembjen e Teatrit Kombëtar: Basha tradhtoi kauzën tonë, nuk m’u përgjigj në telefon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Regjisori Edmond Budina ka kujtuar sot shembjen e teatrit, i cili shënon dy vite në këtë 17 maj.

Ai tha në një intervistë në “Euronews Albania” se ai dhe artistët e tjerë që dolën në mbrojtje të teatrit, u tradhtuan në kauzën e tyre nga Lulzim Basha, i cili asokohe ishte kreu i Partisë Demokratike.

albsig

spring

Ai tregoi se në orët e para të mëngjesit të 17 majit, pak para se të shembej teatri, politikanët e opozitës u thanë atyre që të largoheshin për një pushim, pasi kishin informacione se nuk do ndërhyhej nga policia.

“Mendoni ju se nuk e dinte opozita që atë natë nuk do shembej teatri? Pse na thanë ata që ikni se nuk do prishej atë natë? Ata politikanët e pranishëm na thanë ikni se keni 3 netë pa gjumë, se kemi informacion se nuk do ndërhyjë policia”, tregoi Budina.

Ndër të tjera ai rrëfeu se Basha nuk iu përgjigj disa mesazheve të tij, duke shtuar se i ka thënë në sy ish-kryedemokratit që të mos tradhtonte kauzën e tyre.

“Mendimi im personal është që kryetari i Partisë Demokratike na la në baltë. Ne frikën e kemi pasur që në fillim. Unë të paktën, personalisht i kam thënë në sy, mos na tradhto, në momentin që hymë në sallë dhe firmosi kontratën. Pse them unë që na tradhtuan? Doli edhe Ilir Meta tha, e kam marrë në telefon Lulzim Bashën dhe nuk më është përgjigjur. Të njëjtën gjë më bëri edhe mua, muaj më pas”, u shpreh regjisori.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img