Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Refuzuan të firmosnin për shkak të parregullsive për uniformat e policisë, SPAK merr në pyetje zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë në pyetje sot Aurora Mullën, inxhiniere tekstile në Policinë e Shtetit dhe Ylber Pjetërnikajn, zyrtar në Ministrinë e Brendshme, zyrtarë në hetim në lidhje me zbuzimin e tenderit të uniformave të Policisë.

Në lidhje me tenderin ata janë shprehur se kanë refuzuar ta firmosin, por që as nuk kanë bërë denoncim për këto parregullsi.

albsig

Bëhet me dije se SPAK dyshimet për këtë shkelje i ka ngritur më shumë nga dëshmitë e marra nga personat e tjerë të paraburgosur për këtë çështje.

SPAK vijon hetimin për çështjen.

Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj 2020. Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi; kompaninë shqiptare “D&E” SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

Ky tender u shty disa herë brenda një që të gjitha kompanitë pjesëmarrëse të skualifikoheshin derisa atë ta fitonte kompania “D&E” me pronar biznesmenin Ismail Kadiu.

Ka tre shkelje në lidhje me procesin e tenderit, shkelja e parë është kryer nga zyrtarët në lidhje me procesin e tenderit. Shkelja e dytë e kryer është se kanë bashkuar tre objekte në një, ndërsa shkelja e tretë e kryer është zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Kujtojmë që në operacionin e SPAK në Ministrinë e Brendshe për uniformat e Policisë së Shtetit u arrestuan 9 persona.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img