Ish-agjenti i arrestuar i Operacionales Jeton Lami ka refuzuar sërish që të bashkëpunojë me drejtësinë. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë me dije se ai nuk ka pranuar që të tregojë informacione në lidhje me Ervis Martinajn.
Bashkëpunimi me Jeton Lamin konsiderohet me tepër rëndësi për SPAK, pasi deklarimet e tij mund të hedhin dritë dhe për fatin e të shumëkërkuarit, Martinaj i cili që prej 7 muajsh rezulton i zhdukur.
Kujtojmë se ish-agjenti i Operacioniales u arrestua në muajin gusht 2022, vetëm disa ditë pasi familja e Ervis Martinajt denoncoi humbjen e kontakteve me të.
Jeton Lami rezultoi ndër personat e fundit që kishte patur kontakte me Martinajn, e vërtetuar dhe me pamje filmike, ku ai e ka shoqëruar në një hotel në Durrës.