Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Refuzoi ta takonte në 11 maj në Bruksel, Vuçiç për Kurtin: Aq më mirë, do të kem më pak probleme atë ditë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzoi takimin me presidentin serb Aleksansdër Vuçiç, i cili pritet të zhvillohet më 11 maj në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, vjen dhe reagimi ironik i këtij të fundit.

Duke iu referuar kësaj deklarate  Vuçiç ka thënë se nëse Kurti nuk do të marrë pjesë në këtë takim, aq më mirë do të ishte për presidentin serb, pasi sipas tij do të kalonte “një  ditë më të mirë”, siç shprehet ai.

“Unë isha i ftuar për 11 maj. Unë do të shkoj në dialog më 11 maj nëse ka një të tillë. Nëse ata thonë se ai nuk është atje, madje edhe më mirë, unë do të bëj diçka të mirë diku tjetër dhe do të kem më pak probleme atë ditë. Unë do ta kalojë të paktën atë ditë më mirë”, u shpreh Vuçiç, raporton Ekspres.

Ai tha se kurrë nuk besoi në presione, si proces për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

“Nëse mund të krijojmë një lloj besimi politik, flasim për zgjidhje, kompromise. Dhe fakti që dikush do ta kërcënojë Serbinë ose serbët, se dikush do të ndërtojë disa baza ushtarake. Unë e di që njerëzit nuk janë të kënaqur, por thjesht buzëqeshin me këtë, sepse çdo koment i mëtutjeshëm nga unë do të ishte i tepërt”, tha Vuçiç.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img