Hapësire reklamuese

Politikë

Refuzoi prangat dhe iku, Ahmetaj: Po hetohem për darkat me Erjolën, jo inceneratorët

Shkruar nga Newsbomb
Refuzoi prangat dhe iku, Ahmetaj: Po hetohem për darkat me Erjolën, jo

Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj, në emisionin e Çim Pekës ka deklaruar se po i hetohet e gjithë jeta, por jo çështja e inceneratorëve. Ai thotë se institucionet e drejtësisë kanë "zhbiruar" jetën e tij personale, lidhjen me partneren, Eriolën dhe ku e me kë ka udhëtuar.  

Përsa i përket inceneratorëve, ai tha se në të gjitha funksionet zyrtare nuk ka dhënë as mundësi, as leje ndërtimi, dhe as nuk ka bërë prokurim.

Çim Peka: Ju po thoni se Arben Ahmetaj nuk po hetohet për inceneratorët?!

Arben Ahmetaj: Më fal, Arben Ahmetajt po i hetohet e gjithë jeta, përveç inceneratorëve, gjithë jeta. Edhe marrëdhënia ime me partneren time, Eriolën, që kur ka nisur. Madje me kë kam pirë kafe, kam biseduar, kam ngrënë drekë dhe me kë kam udhëtuar. Por vetëm procedura e inceneratorëve jo, dhe inceneratorët. Pse? Sepse nuk jam pjesë e procedurës. Nuk jam pjesë. Të mos qenit pjesë e procedurës nuk e kam bërë as nga halli dhe as nga qejfi, por nuk kam pasur funksion të tillë, që të përfshihesha në procedurë, nuk kam qenë autoritet kontraktor.

Madje, e kam thënë. Unë në funksionet e mia zyrtare nuk kam ndonjëherë mundësi, as të jap leje ndërtimi, as të bëj prokurim. A u bën 1.1 miliardë dollarë në rindërtim, gjithë prokurimet janë bërë nga palë të treta, autoritete nënkontratore të vendosura me ligj dhe vendime qeverie. Nuk po hetohem për inceneratorët, po hetohet jeta ime. Është interesante. Dyshimet në dosje janë e para për fshehje të ardhurash, e dyta korrupsion dhe e treta për pastrim parash.

Lexo edhe: "Na e nxorët në pritë, ne e vramë", Arben Ahmetaj zbulon porosinë e Ramës për SPAK

Çim Peka: Ndalemi pak këtu. Nuk po hetoheni për inceneratorët, por inceneratorët është hetuar dhe po hetohet Mirel Mërtiri, për të cilin ju keni thënë se keni njohje dhe e keni mik. Tani pyetja ime është, se nuk paskeni firmë, nuk paskeni qenë pjesë e procedurave, duke qenë se ju nuk keni qenë pjesë e procedurave, nuk keni asnjë firmë për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës si shpjegohet që në dosjen e Altin Dumanit figurojnë disa pagesa nga subjekti ITS në favor të ish-bashkëshortes në favor për rregullimin e disa apartamenteve. Pse duhet të paguanin për ju.

Arben Ahmetaj: Nuk është e vërtetë. Ju falënderoj që e bëtë pyetje. Bëhet fjalë për 2.7 milionë lekë të reja në total, për një pronë të familjes time të dikurshme për rikonstruksion që ka të bëjë për pllakat dhe tubat e ujit. Dhe ish-gruaja ime Albina ka kontraktuar, siç kontrakton rëndom si ti dhe çdo shqiptar, për të rregulluar dyshemenë, apo tubat një individ, i cili ka pasur marrëdhënie kontraktuale me ish-bashkëshorten time dhe ajo nuk ka asnjë lloj kontrate, asnjë lloj transaksioni me ITS.

Nëse personi në fjalë ka punuar për shumë kompani dhe mund të ketë përdorur niptin gabimisht apo me qëllim të ndonjë kompanie, kjo nuk është puna e ish-bashkëshortes time.

Ç’punë ka. Ka dhënë paratë për të paguar ndërrimin e tubave të ujit dhe kabllove elektrike. Jemi duke folur për 2.7 mln lekë të reja, në një pronë e cila është deklaruar që nga viti 2009, është gati një pronë prej 160 metrash. Po kthehemi, a e njihni Mirel Mërtirin? Po e kam njohur Mirel Mërtirin dhe dua të sqaroj se, kur unë e kam njohur Mirel Mërtirin, i kishte filluar punët dhe madje të verifikohet se kur e kishte filluar punën në Fier, ai apo grupi i tij, apo kompania e tij që nuk e di nga ana e ogjikës juridike se si mund ti ketë krijuar entitetet. Ka pas filluar punë. Sepse u hap se paskam pasur një mesazh kafeje me Baftjar Zeqon. Unë nuk kam pirë kafe me Baftjar Zeqon, për të ndihmuar kënd.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese