Hapësire reklamuese

Showbiz

Refuzoi ofertën E MAJME të Top Channel, Blendi Flet për herë të parë: Ishte TUNDIM i madh... (Tregon ARSYEN e vërtetë)

Shkruar nga Newsbomb

Bëri bujë të madhe mediatike lajmi se gazetari Blendi Fevziu dhe emisionin i tij “Opinion” që transmetohen në TV Klan, do të zhvendoseshin në një tjetër televizion të rëndësishëm, siç është Top Channel.

Por gazetari i njohur e refuzoi ofertën, edhe pse shuma që iu ofrua ishte mjaft e majme. Për herë të parë në lidhje me këtë çështje, Fevziu foli mbrëmjen e djeshme, i ftuar në “Top Arena”, në Top Channel.

Blendi Fevziu rrëfeu se vendimi ishte personal bazuar në disa detyrime morale që ai kishte.

“Ishte një vendim personal. E kam thënë që oferta ishte një tundim shumë i madh, por pata edhe një detyrim moral. Ajo që kisha menduar ishte një ikje me mirëkuptim, që nuk ndodhi”, tha Fevziu, duke lënë të kuptohet se shkak ka qënë edhe drejtori i Tv Klan, Aleksandër Frangaj, mirëkuptimin e të cilit nuk e gjeti për t’u larguar nga televizioni ku transmeton emisionin e tij prej vitesh.

Edhe për katër vite të tjera, emisioni “Opinion” do të transmetohet në Tv Klan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu