Refuzimi i statusit të minatorit nga Qeveria, reagon Spahiu

Publikuar tek: politike, më 14:14 29-01-2018 Refuzimi i statusit të minatorit nga Qeveria, reagon Spahiu

Deputeti i LSI Përparim Spahiu ka reaguar pas refuzimit të draftit të minatorëve në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Spahiu i cili ishte edhe ideatori i këtij projektligji u shpreh se pas refuzimit në komision do e dërgojë atë për miratim në Kuvend dhe u bëri thirrje deputetëve ta votojnë.

“Mazhoranca ka dhe një shanc tjetër pasi nisma do të jetë për diskutim në seancen plenare, iu bëj thirrje të gjithë deputetëve të votojnë pro këtij statusi”, është shprehur Spahiu.

Fjala e plotë: 

Para pak minutash shumica e Rilindjes në Komisionin e Çështjeve sociale dhe shëndetësisë votoi kundra statusit të minatorit propozuar nga unë dhe grupi parlamentar i LSI ku me votë mori dhe mbështetjen e PD.

Ky votim është absolutisht kundra interesave të minatorëve dhe ish-minatorëve që e prisnin atë me padurim dhe për fat të keq u votua kundër politikisht.

Kjo nismë është e ndërmarrë nga unë që nga marsi 2017 dhe rikthyer në shtator pasi në atë periudhë nuk pati as vëmendje dhe as interes për ta diskutuar.

Nisma, i’u bë e qartë dhe qeverisë dhe komisionit, është vetëm për qëllimin që minatorët të gezojnë statusin e munguar për ta.

Pra unë kërkova me këtë status të vendosëj drejtesi sociale të asaj kategorie që ë ka dhënë ekonomisë kombëtare aq shumë madje dhe jeten.

Rilindja këtë e quajti shkelje të Kushtetutes.

 Para syve të gjithë shqiptarëve shohim hipokrizinë dhe demagogjinë e kësaj mazhorance.

Politizimi ë këtij projektligji nga Rilindja është provë e qartë se Qeverisë nuk iu bëhet vonë për të sakrifikuarit dhe ata që bejnë punë të vështirësive ekstreme siç janë minatorët.

Mazhoranca ka dhe një shanc tjetër pasi nisma do të jetë për diskutim në seancen plenare, iu bëj thirrje të gjithë deputetëve të votojnë pro këtij statusi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klevis Balliu pas protestës: Ora po ecën mbrapsht për këtë qeveri! Lulzim Basha bëri një gjë të jashtëzakonshme
Ndahen milionat për partitë politike, ja sa para do të marrin 6 forcat kryesore për 2018-ën »
Article Logic
Execution time: 0.012067079544067
array(1) { ["section"]=> string(65) "refuzimi-i-statusit-te-minatorit-nga-qeveria-reagon-spahiu-108358" }