Hapësire reklamuese

Rajoni

Refuzimi i projektit të gazsjellësit, Ramush Haradinaj i drejtohet Kurtit: Është veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Refuzimi i projektit të gazsjellësit, Ramush Haradinaj i drejtohet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka refuzuar projektin për gazin.

Haradinaj e pyet Kurtin nëse gjatë qëndrimit në Greqi e ka takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?

“Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruan Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?

Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

RH

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll