Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
0kmh
0 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
15 °
Mar
10 °
E premte, 31 Mars, 2023

Refuzimi i Komisionit për “Becchettin”, Grida Duma publikon videot e Ramës në Kuvend: Në Bruksel po sekuestrohen pronat e Shqipërisë

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Partia Socialiste refuzoi ngritjen e Komisionit Hetimor të kërkuar nga Partia Demokratike për çështjen “Becchetti”, por ky refuzim solli edhe akuza të tjera të opozitës për kryeministrin Rama.

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, në fjalën e saj në Kuvend publikoi disa video të intervistave të kryteministrit Rama, teksa e akuzoi se ishte pikërisht ndërhyrja e tij që sot shqiptarët duhet të paguajnë 120 milionë euro. Ajo tha se në Bruksel po sekuestrohen pronat e Shqipërisë, të cilat kanë vlera monetare të larta.

Është habi e madhe sesi vini këtu dhe na kërcënoni me për vjedhjet që bëni ju. Çështja është që 120 milionë do paguhen nga Shqipëria. Për këtë çështje kemi kërkuar Komision Hetimor. Ju kërkoni që mos të ndërhyjmë ne që të mos dalë konfidencialiteti se jua kërkon Avokatura e Shtetit. Por ndërhyrhja juaj u ka shkaktuar shqiptarëve 120 milionë euro dëm. Fshiheni pas asaj se si e kemi gjetur ne vendimin. Kemi këtë dëm 120 milionë euro. Për ta kuptuar se si keni ndërhyrë ju, vlen ta shikoni këtë që thotë kryeministri. Është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë. Çështja “Becchetti”, Italia përgënjeshton kryeministrin se nuk ka bashkëpunuar për këtë çështje. Në Bruksel sot po sekuestrohen pronat e Shqipërisë, që kanë vlera monetare me dëme”, u shpreh Duma.

Më shumë