Një refugjat sirian që u largua nga vendi i tij i shkatërruar nga lufta në vitin 2011 ka fituar miliona euro në lotarinë në Francë.
Sipas “Mirror” refugjati, emri i të cilit nuk është bërë publik, e bleu biletën fituese në Paris, pranë një kioske në Saint-Denis. Refugjati sirian ka thënë për “Le Parisien” se ka në plan të blejë një apartament dhe të hapë një restorant. Ai gjithashtu ka planifikuar të sjellë në Fancë pjesën tjetër të familjes që aktualisht ndodhet në Siri.