Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Refugjatët e gjetur në Mesdhe, Franca, Malta dhe Gjermania i hapin dyert

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Italisë Giuseppe Konte ka njoftuar se Malta, Franca dhe Gjermania janë treguar të gatshme për të marrë secila nga 50 refugjatë të cilët u kapën ditën e djeshme në Mesdhe.

Konte thotë se janë marrë vetëm 150 persona nga 450 refugjatë që u kapën në Mesdhe. Ai shton se po pret reagime edhe nga shtete të tjera.

Refugjatët u mbajtën për orë të tëra në dy anije, në atë të  agjencisë europiane të mbrojtjes së kufirit Frontex dhe në atë të policisë italiane. Pas konflikteve me dy shteteve, Italisë dhe Maltës për kompetencat mes tyre asnjëra prej dy shteteve nuk i pranonte refugjatët e kapur në mesdhe por pas një dite negocime dy shtetet kanë gjetur një rrugë të ndërmjetme.

Marrёveshjet me Maltёn dhe Francёn u arritёn “pas njё dite me telefonata dhe shkёmbime me shkrim” me tё gjithё krerёt e 27 vendeve tё BE-sё, njofton mё tej Conte. Gjatё kёtyre kontakteve ai “u ka sjellё nё vёmendje atyre logjikёn e shpёrndarjes dhe konkluzionet” e samitit tё BR-ё nё fund tё qershorit.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img