Hapësire reklamuese

Politikë

Reformë zgjedhore pa opozitën? Rama presion Bashës: Ka topin tani, nëse e fut poshtë kanatjeres nuk e presim pafund

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama

Marrëveshja për reformën zgjedhore mund të ndodhë edhe mbrëmjen e sotme, palët janë shumë pranë dhe siç është thënë nga të dyja kampet por edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, ndahen vetëm në një çështje.

Megjithatë i pyetur nëse Edi Rama është i gatshëm të vijojë me reformën zgjedhore në parlament, pa opozitën, kreu i qeverisë tha se nuk ka ndërmend të presë pafund Lulzim Bashën.

“Po të jetë për ta bërë me ligj dhe me zakon ne shkojmë në parlament se dhe këta që janë jashtë nuk kanë gojë të flasin sepse nuk i borxh asnjëri, kanë bërë zgjedhjen e vet dhe dolën vetë nga parlamenti. por pikërisht se jemi në një moment të rëndësishëm dhe se unë dua t’ju provoj të gjithëve, që bëjeni si e do, si e duan këta, hajde thojeni dhe ne jemi dakord. Opozita nuk vendos dot që të na lërë ne me ligjin e vjetër. Kjo që ju quani opozitë nuk na thotë neve ju rrini me të vjetrën, se për ca dolën në rrugë këta. Ne jemi dakord me atë që u tha, topi është në fushën e tyre tani nëse Basha e merr e fut poshtë kanatjeres dhe i hipën përsipër ne nuk do presim pafund. Do presim ta mendojnë dhe të shohim ku do ta çojnë topin,” tha Rama në emisionin "Opinion".

Kryeministri tha se kreu i opozitës ka frikë nga zgjedhjet dhe se depolitizomi i reformës zgjedhore nuk është kusht i mazhorancës por nga ODIHR-i.

“Lulzim Basha nuk do zgjedhje, opozita është e frikësuar nga zgjedhjet. Un nuk kam ikur ndonjëherë nga zgjedhjet as nga parlamenti.  Opozita do pushtetin në tavolinë por këtë nuk ka për ta marrë ndonjëherë. Për mua nuk ka rëndësi as për PS. Kemi një kërkesë eksplicite, bëni reformën duke u bazuar te rekomandimet e ODIHR-it. Unë se kam problem të them kur ngulmoj. Po ju them që kjo që po  diskutojmë është frikë nga zgjedhjet e kreut të PD.”, deklaroi Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll