Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Reformë Zgjedhore pa konsenus? Eduard SHALSI optimist: Tryeza nuk ka dështuar, presim opozitën jashtëparlamentare

spot_img

Lajme të ngjashëm

eac7e0393ea279f6994da9102b1ec61d

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi beson se tryeza për hartimin e Reformës Zgjedhore nuk ka dështuar, pavarësisht refuzimeve kategorike të opozitës së bashkuar.

Në ‘’Ora News’’, zyrtari i lartë i qeverisë shton se konstatimet dhe kërkesat e OSBE-ODIHR-it për ndryshimet në ligjin elektoral, Shalsi thekson se ato kanë baza dhe do të merren në konsideratë nga mazhoranca.

‘’Nuk mund ta them dhe nuk mund ta themi me bindje një tryezë të dështuar, procesi vazhdon. Nga ne është shumë e qartë që vërejtjet e ODIHR dhe OSBE janë baza mbi të cilën ne do të donim të përmirësonim ligjin zgjedhor. Janë konstatime që i kemi konstatuar të drejta. Jemi të  vendosur ti bëjmë realitet, jemi me opozitën parlamentare, por nuk kemi përjashtuar opozitën jo parlamentare për të marrë pjesë.

Ne do të donim që të kishte një pjesëmarrje sa më të gjerë na hartimin e ligjit elektoral dhe në përmirësimit e ligjit elektoral, por nga ana tjetër nuk mund të imponojmë me zor pjesëmarrjen e partive opozitare jashtë parlamentare. Ajo që vlen të theksohet është se konstatimet janë të drejta. Janë bërë nga institucione me reputacion në monitorimin e zgjedhjeve. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të bëjmë realitet ato vërejtje të drejta të pasqyruar në raportin e OSBE/ODIHR’’, u shpreh Shalsi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img