Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Presim propozime nga PD, tryeza me demokratët përtej kodit

spot_img

Lajme të ngjashëm

588fb0541734a61d6241966f36852850

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së këtij komisioni, ku tha se brenda një jave ekspertët do të paraqisin draftet.

“Brenda një jave ekspertët do të paraqesin draftet e para për të adresuar rekomandimet e OSBE-së. Opozita ka të drejtën e propozimit për sistemin zgjedhor që do të adresohet paralelisht me rekomandimet e OSBE-së. Ne e bëmë të qartë që cështja e sistemit, vota e emigrantëve apo të tjerë të komplikuar do të duan më shumë kohë, ne duam që brenda dhjetorit të mbyllim cështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet. Meqë nuk ekmi -PD dhe ata nuk morën pjesë, do i diskutojmë në një tavolinë më të gjerë, meqë nuk ishin aty, dhe cdo rekomandim që të diskutohet të përtej këtij komisioni”, tha kreu i komisionit.

Gjiknuri theksoi se pret propozime nga Partia Demokratike lidhur me këtë reformë, ndërsa deklaroi se i ka kërkuar PD-së çdo lloj forme komunikimi.

“PD nuk ka sjellë propozime lidhje me cështjet e reformës zgjedhore, natyrshëm dhe ata kanë të drejtën të bëjnë komente, vërejtje, propozime si çdokush tjetër. 

Ne i kemi kërkuar PD-së të gjejë çdo lloj forme komunikimi edhe pa qenë pjesë e Reformës Zgjedhore se mesa duket ata nuk e njohin këtë komision.Ne jemi të gatshëm që ato propozime që janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, ne do t’i marrim për bazë. Vetëm kuvendi do të miratojë Reformën Zgjedhore. PD nuk është në parlament.  Ne kemi vullnetin politik për Reformën Zgjedhore, për një javë ekspertët do të sjellin draftet. Ndërsa vota e emigrantëve është një çështje që kërkon kohë”, tha Gjiknuri.

Teksa u pyet për qëndrimin e opozitës paralamentare për ndarjen e Reformës në dy pjesë, kreu i komisionit deklaroi se: “ata nuk janë dakord, insistojnë për cështjen e sistemit zgjedhor. Por Shqipëria ka disa prioritete që lidhen me negociatat. Ne kemi vullnetin për ta parë cështjen e sistemit. Por komisioni filloi ta trajtojë cështjen dhe javë pas jave do të miratojmë paketa.”

“Nëse PD-ja zgjedh rrugë komunikimi apo ka propozimet e saj jemi gati t’i marrim parasysh, tryeza me PD është përtej kodit, është e natyrës politike. Unë besoj që brenda dhjetorit kemi mundësi ti adresojmë cështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-së”, vijoi Gjiknuri ndërsa theksoi se ftesa është permanente për PD-në.

Më shumë

spot_img