Hapësire reklamuese

Politikë

Reforma Zgjedhore dhe Parlamenti me dy dhoma, flet Basha: Shtyrja e 15 marsit, makinacion i socialistëve. I papranueshëm për opozitën dhe PD

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur sot për propozimin e tij për një Reformë Zgjedhore radikale, ku të përfshihet dhe krijimi i një Parlamenti me dy dhoma, një e deputetëve dhe një e Senatit.

Në një intervistë për RTV Ora, Basha ka thënë se primare për PD dhe opozitën është dhënia fund e krizës politike, dhe rruga për këtë sipas kreut të Selisë Blu janë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Keni lançuar një platformë që tejkalon reformën zgjedhore dhe duket se prek thellësisht edhe kushtetutën. A mendoni se kjo mund të aplikohet në zgjedhjet më të afërta politike?

“Objektivi kryesor i PD, i opozitës dhe qytetarëve shqiptarë është t’i japim fund kësaj krize politike. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe zgjedhjet legjitime vendore janë rruga për ta bërë këtë dhe ne duam që kjo të ndodhë një orë e më parë, por, sigurisht, me standarte, për t’u siguruar shqiptarëve votën e lirë.  Propozimet e tjera që unë kam parashtruar janë propozime, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e kontrollit dhe balancave dhe rikthimin tek qytetarët të pushtetit që sot u është vjedhur nga ky pushtet dhe nga bashkëpunimi i krimit të organizuar me politikën”, ka thënë Basha.

I pyetur nga gazetari Everest Dedaj, nëse propozimet e tij mund të diskutohen përtej 15 marsit, kreu i PD ka thënë se ato janë të panegociueshme.

Propozimi juaj mund të diskutohet përtej 15 Marsit, si një datë e vendosur për miratimin e reformës zgjedhore?

“Fokusimi tek shtyrja e datës 15 mars, tregon mungesën e vullnetit nga ana e PS. Këtu nuk kam gjë tjetër për të shtuar veç t'ju them se çdo ditë që kalon është me kosto të madhe për qytetarët shqiptarë. Çdo makinacion është i papranueshëm për opozitën dhe për Partinë Demokratike”, është shprehur Lulizm Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll